Pas Xhakës, edhe një futbollist tjetër e “refuzon” Shqipërinë

  • 13 November 2019 - 12:19
Pas Xhakës, edhe një futbollist tjetër e “refuzon” Shqipërinë

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.

Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit H gjatë dy javëvë në vijim – fillimisht kundër Andorrës më 13 nëntor, e pastaj do të luajë sërish në shtëpi kundër Francës më 17 nëntor.

Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare, sipas Top Channel.

Sot do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS

PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Twente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)

SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)

(Kosova Sot Online)