Milani nuk heq dorë nga Ibrahimovici

  • 13 November 2019 - 17:18
Milani nuk heq dorë nga Ibrahimovici

Gjiganti italian duket i vendosur për ta rikthyer sulmuesin suedez gjatë janarit në “San Siro”

Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Zlatan Ibrahimovici.

Gjiganti italian duket i vendosur për ta rikthyer sulmuesin suedez në “San Siro” gjatë janarit

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Ibrës i skadon kontrata me Los Angeles Galaxy në fund të këtij viti dhe 38 vjeçari e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin evropian.

Interesim për veteranin e sulmit kanë shfaqur Milani, Napoli e Bologna në Itali, por edhe Manchester Unitedi në Angli.

“Rossoneri” po vuajnë këtë sezon në Serie A dhe kanë nevojë për përforcime në afatin kalimtar të janarit. 


(Kosova Sot Online)