Kjo ishte festa e futbollistëve çekë në dhomat e zhveshjes pasi e siguruan kualifikimin në Evropian

  • 15 November 2019 - 08:56
Kjo ishte festa e futbollistëve çekë në dhomat e zhveshjes pasi e siguruan kualifikimin në Evropian

Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes pasi e siguruan një vend në Euro 2020

Republika Çeke e mposhti mbrëmë Kosovën me rezultat 2:1, për ta siguruar kështu kualifikimin direkt për në Kampionat Evropian.

Çekët përmbysën gjithçka në 20 minutat e fundit pasi paraprakisht “Dardanët” po avanconin me golin e shënuar nga Atdhe Nuhiu.

E pas lojës, festa e çekëve ishte e çmendur, si në fushën e lojës, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar pasi e siguruan një vend në Euro 2020.

Krahas çekëve, nga Grupi A në Evropian shkoi edhe Anglia, me të cilën Kosova do të luajë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online)