Anglezët tallen me Serbinë në Prishtinë, ja kënga e tyre!

  • 17 November 2019 - 08:53
Anglezët tallen me Serbinë në Prishtinë, ja kënga e tyre!

Ka nisur festa në Prishtinë. Tifozë të Anglisë dhe Kosovës kanë duke festuar dje së bashku në Prishtinë, një ditë para ndeshjes së madhe në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pritja e ngrohtë që kosovarët u kanë bërë anglezëve, i ka pushtuar ata tërësisht dhe janë duke kënduar nëpër lokale të Prishtinës.

Gjatë festës me tifozë nga Kosova, fansat anglezë dëgjohen edhe duke kënduar “F*ck Serbia” si dhe “Serbinë e rrahin kudo që shkon”.

Tifozët anglezë gjatë gjithë ditës kanë qenë të befasuar me mikpritjen që u kanë bërë kosovarët, duke shprehur përvojën e tyre 24 orësh në rrjetet sociale, e nëpër televizione të ndryshme.

Ata kanë premtuar se tani e tutje, do ta vizitojnë më shpesh Kosovën.

 

(Kosova Sot Online)