Kjo është puna e dytë e trajneri të Kosovës, Bernard Challandes

  • 18 November 2019 - 16:45
Kjo është puna e dytë e trajneri të Kosovës, Bernard Challandes

Bernard Challandes ka merita të padiskutueshme për ngritjen e nivelit të Kombëtares së Kosovës në futboll, por për këtë punë paguhet afër 300 mijë frangave në vit.

Paga e tij te Kosova në fakt është e njëjtë me atë të përzgjedhësit të Zvicrës, Vladimir Petkoviqit, e i cili do të jetë pjesë e 2020 pasi u kualifikua me Zvicrën.

I pyetur për pagesën, trajneri i Kosovës ishte shprehur si vijon:

“Unë nuk ankohem. Krahasuar me standardin e jetës së vendit, shpërblehem po aq sa Petkovici. Ngjashëm si në Armeni, as këtu nuk ka kurrë vonesa në pagë”. 

Përveç kësaj, ai po ashtu kishte marrë bonuse nga Qeveria e Kosovës për triumfin në Ligën e Kombeve.

Por, trajnerit që nuk banon në Kosovë i është lejuar që të vazhdonte edhe me një punë të dytë.

Ai vazhdon të jetë agjent i talenteve te klubi i mirënjohur zviceran Basel, dhe besohet se ka qenë vendimtar në huazimin e Edon Zhegrovës nga Genku në këtë klub në janar të këtij viti.

(Kosova Sot Online)