Pochettino, drejt largimit nga Tottenhami

  • 19 November 2019 - 14:18
Pochettino, drejt largimit nga Tottenhami

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është duke shkuar gjithnjë e më afër largimit nga klubi londinez. Madje, tani konsiderohet se largimi i tij është i sigurt, por është vetëm çështje kohe.

Tottenhami do ta vizitojë West Hamin të shtunën, në mes të një pasigurie të madhe për të ardhmen e trajnerit. Burime të DailyMail thonë se tani janë duke u mbajtur bisedime private për ta planifikuar një strategji largimi për argjentinasin.

Tottenhami radhitet në pozitën e 14-të në tabelën e Premierligës – 20 pikë larg liderit, Liverpoolit – por ata janë të rrugë të duhur për ta siguruar një vend në fazën eliminatore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Ecuria e rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta ka bërë që të ngrihen dyshime brenda klub se a është Pochettino njeriu i duhur për ta ndryshuar rrjedhën e rezultateve dhe paraqitjeve në këtë sezon të klubit londinez.

Përderisa derbi i qytetit, që do të zhvillohet të shtunën, mund të mos jetë vendimtar për Pochettinon, ajo ndeshje mund të ketë rol të madh në përcaktimin e të ardhmes së tij, veçanërisht pasi që Tottenhami nuk ka fituar si mysafir në Premierligë që nga janari.

Drejtuesit e Tottenhamit janë të shqetësuar për skuadrën e tyre, pasi që nuk janë të sigurt nëse Pochettino e ka aftësinë t’i riorganizojë lojtarët e tij për ta zënë një vend në top katërshe të Premierligës këtë sezon.

(Kosova Sot Online )