Reagon agjenti i Bale pas polemikave, thotë se futbollisti nuk është i shqetësuar

  • 21 November 2019 - 23:00
Reagon agjenti i Bale pas polemikave, thotë se futbollisti nuk është i shqetësuar

Jonathan Barnett thotë se festimi Bale ditë më parë me shokët te Uellsi, s’ka të bëjë fare me Real Madridin.

Pasi Uellsi e mposhti Hungarinë me rezultat 2:0 për ta siguruar kualifikimin në EURO 2022, Gareth Bale dhe bashkëkombësit e tij festuan me një flamur, që ishte mbajtur nga tifozët gjatë ndeshjes, që i zemëroi ata të Real Madridit.

“Uellsi, golfi, Madridi”, shkruante në baner, duke iu referuar pëlqimeve të futbollistit kinse për lojë.

Sido që të jetë, lidhur me këtë ka reaguar tani agjenti i futbollistit, Jonathan Barnett.

“Festimi ishte i dedikuar për mediat, jo klubit”, tha agjenti për ESPN.

“Bale nuk është i brengosur për reagimin e tifozëve të Madridit”.

(Kosova Sot Online)