Rashford: Me kalimin e viteve, vetëm do të bëhem më i mirë

  • 22 November 2019 - 08:33
Rashford: Me kalimin e viteve, vetëm do të bëhem më i mirë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, i ka paralajmëruar mbrojtësit kundërshtarë se ai nuk është as afër kulmit të karrierës së tij sa i përket cilësisë në fushën e lojës, përkundër që gjatë kohës së fundit ka marrë shumë lëvdata.

22-vjeçari shënoi në të dyja ndeshjet e fundit kualifikuese të Anglisë për EURO 2020, përfshirë këtu atë kundër Kosovës. Kjo bëri që ai t’i ketë shënuar nëntë gola në dhjetë ndeshjet e tij të fundit për klubin dhe ekipin kombëtar.

Rashford e ka zbuluar se ai është duke e shijuar këtë periudhë të mirë para portës, mirëpo ka insistuar se ai vetëm do të përmirësohet me kalimin e kohës.

“Unë vetëm i shfrytëzoj këto përvoja tani në të mirën time, që të bëhem edhe më i mirë në të ardhmen. Sepse e di që kur do t’i mbush 25, 26 apo 25 vjeç, këto do të jenë vitet kur unë do ta arrij kulmin tim në karrierë”, ka thënë Rashford për ESPN.

“Unë vetëm po e pres atë periudhë të arrijë dhe deri atëherë po tentoj që të përmirësohem sa më shumë që të mundem”.

Pasi i shënoi dy gola në ditën hapëse të sezonit 2019/20 të Premierligës kundër Chelseat, Rashfordi arriti ta shënojë vetëm një gol në shtatë ndeshjet vijuese në Premierligës – një penallti në fitoren 1:0 kundër Leicester Cityt në shtator.

Por, sulmuesi i Manchester Unitedi tani është përmirësuar para portës dhe i ka shënuar tri gola në katër ndeshjet e fundit të ligës, përderisa i shënoi edhe dy gola në Carabao Cup dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online)