“Sheffield United luajti si Barça kundër Manchester Unitedit”

  • 25 November 2019 - 09:37
“Sheffield United luajti si Barça kundër Manchester Unitedit”

Sheffield Unitedi luajti futboll të bukur dhe dominues si Barcelona, në barazimin 3:3 me Manchester Unitedin të dielën në Premierligë, sipas ish-futbollistit dhe trajnerit skocez, tani analisti i Sky Sports UK, Graeme Souness.

Sheffield barazoi 3:3 me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, në një ndeshje dramatike gjatë të cilës pati epërsinë e dy golave, por e lëshoi atë duke i pranuar tri sosh brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, para se ta barazonte rezultatin në fund.

Skuadra e Chris Wilder ishte ekip më i mirë se Unitedi për pjesën më të madhe të lojës, por vuajti shumë kur i pranoi tri gola për shtatë minuta në pjesën e dytë.

Souness ka mbetur i mahnitur me lojën e Sheffield, megjithatë.

“Mendoj se është një ekip i madh. Për 70 minuta e shijova futbollin e tyre”, tha Souness për Sheffieldin.

“Pati momente në lojë kur ata luajtën sikur Barcelona në zona të ngushta. Ata kanë shumë cilësi, vërtetë shumë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )