Ibrahimovic i bashkohet Milanit në fillim të dhjetorit

  • 25 November 2019 - 14:38
Ibrahimovic i bashkohet Milanit në fillim të dhjetorit

Sulmuesi suedez pritet ta finalizojë transferimin e tij në Milan gjatë muajit dhjetor

Zlatan Ibrahimovic e ka ndarë mendjen sa i përket të ardhmes së tij.

Futbollisti suedez ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Itali, tek Milani.

Rossoneri ia kanë ofruar veteranit të sulmit një kontratë 18 muajshe dhe në këtë periudhë pritet të paguhet 6 milionë euro.

Sipas mediumit “Calciomercato”, ish-përfaqësuesi suedez pritet t’i bashkohet Milanit në fillim të muajit dhjetor.

38 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën me plot sukses në San Siro.

Ai i dha fund eksperiencës amerikane me ekipin Los Angeles Galaxy. 

(Kosova Sot Online)