Jep dorëheqje trajneri i Lirisë, Samuel Nikaj

  • 25 November 2019 - 18:33
Jep dorëheqje trajneri i Lirisë, Samuel Nikaj

Ka dhënë dorëheqje trajneri i Lirisë, Samuel Nikaj.

Kryesia e klubit prizrenas pas mbledhjes së saj e ka pranuar vendimin e trajnerit të njohur.

Bardhezinjtë e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për punën dhe bashkëpunimin.

“Njoftim! Bordi i KF Liria, sot në takimin e jashtëzakonshëm shqyrtoi kërkesën për dorëheqje të trajnerit të klubit Samuel Nikaj. Pas diskutimeve konstruktive, bordi i kryesisë së klubit ishte njëzëri i pajtimit për ta pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, gjithmonë në akordancë me marrëveshjen paraprake mes palëve.

Bordi i KF Liria e falenderon trajnerin Samuel Nikaj për punën e gjerëtanishme dhe i dëshiron atij shumë suksese në të ardhmen në karrierë. Me respekt! Bordi i KF Liria”, shkruan në njoftimin e Lirisë, e cila këtë sezon po garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

(Kosova Sot Online)