Ibrahimovic lë të kuptohet se do t’i bashkohet klubit Hammarby

  • 26 November 2019 - 14:57
Ibrahimovic lë të kuptohet se do t’i bashkohet klubit Hammarby

Zlatan Ibrahimovic e ka sugjeruar një kthim të mundshëm në Suedi, duke e lënë të kuptohet se mund të ketë nënshkruar kontratë me klubin Hammarby në Allsvenskan.

Suedezi 38-vjeçar, që është pa klub, e përdori llogarinë e tij në rrjetin social Instagra, për ta publikuar një video të një fanelle të Hammarby me emrin e tij.

Ai e etiketoi llogarinë zyrtare të klubit në atë postim në Instagram, mirëpo nuk ofroi sqarime të mëtutjeshme për ta sqaruar kuptimin e atij mesazhi.

Që atëherë, menaxheri i Hammarby, Axel Pershagen, e ka mohuar që sulmuesi veteran e ka kompletuar zyrtarisht një transferim te klubi i tij.

“Zlatan nuk na u është bashkuar ende. Nëse ai do ta kishte nënshkruar një kontratë me ne, atëherë ky lajm do të ishte në faqen tonë zyrtare”, tha ai.

Ibrahimovici, i cili e filloi karrierën e tij me Malmon, ka qenë në kërkim të një klubi të ri që kur u konfirmua largimi i tij nga klubi amerikan La Galaxy në nëntor.

Ndërkohë, Manchester Unitedi e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të suedezit në Old Trafford dhe mësohet se agjenti i tij, Mino Raiola, ka qenë në bisedime me disa klube italiane, veçanërisht me Milanin, ku Ibrahimovici kishte luajtur para se t’i bashkohej Paris Saint-Germainit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@hammarbyfotboll

A post shared by Zlatan Ibrahimovië (@iamzlatanibrahimovic) on

(Kosova Sot Online)