Ish-ylli i Arsenalit: Harrojeni Pochettinon, trajner duhet të emërohet Vieira

  • 29 November 2019 - 12:09
Ish-ylli i Arsenalit: Harrojeni Pochettinon, trajner duhet të emërohet Vieira

Ish-ylli i Arsenalit, Ray Parlour, beson se Arsenalit duhet ta emërojë trajner Patrick Vieiran pas shkarkimit të Unai Emerys, e jo Mauricio Pochettinon apo Nunon.

Ecuria e dobët e Arsenalit këtë sezon, që vazhdoi edhe mbrëmë në Ligën e Evropës me disfatën me rezultat 2:1, bëri që pasardhësi i Arsene Ëengerit, Unai Emery të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Në deklaratën zyrtare të Arsenalit sqarohet se vendimi është marrë për shkak se rezultatet dhe paraqitjet e Arsenalit gjatë këtij sezoni nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar.

Mauricio Pochettino u shkarkua gjithashtu së fundi nga posti i trajnerit të Tottenham dhe ai menjëherë është përfolur për një kthim të mundshëm në Premierligë, madje edhe te rivalit më i madh i Tottenhamit, Arsenali.

Si opsione të tjera për Arsenalin janë edhe Nuno i Ëolvesit, Eddie Hoëe i Bournemouthit dhe Brendan Rodgers i Leicesterit. Por, Ray Parlou mendon se Arsenali duhet t’ia japë këtë mundësi ish-mesfushorit legjendar Patrick Vieiran.

“Unë gjithmonë kam thënë për Patrick Vieiran. Unë do t’ia jepja këtë mundësi atij. Natyrisht që është rrezik, është një rrezik i madh por i tillë është edhe çdo trajner tjetër”, ka thënë Parlour për TalkSport.

“Shikoni edhe Pep Guardiola e nisi karrierën e tij, si i arriti sukseset e para Jurgen Kloppi? Këto sukseset vijnë me fat ngjanjëherë dhe unë jam i sigurt se Vieira do të ishte si Frank Lampardi në Chelsea dhe tifozët do t’ia jepnin atij një mundësi”.

Postin e trajnerit të përkohshëm në Arsenal tani do ta mbajë Freddie Ljunberg, tek i cili klubi tha se ka besim të plotë se do ta çojë ekipin përpara.

Ljunberg ishte pjesë e Arsenalit si futbollist nga 1 shtatori i vitit 1998 deri më 1 korrik të vitit 2007. Pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist, ai ishte pjesë e Arsenalit në disa postë të ndryshme si përfaqësues i klubit, trajner i ekipit të të rinjve, trajner i ekipit U-23 dhe ndihmëstrajner. Tani ai do ta ushtrojë detyrën e trajnerit të ekipit të parë përkohësisht.

(Kosova Sot Online)