Eddie Hearn përgjigjet rreth thashethemeve se Anthony Joshua është lënduar në sparring
Eddie Hearn i është përgjigjur thashethemeve se Anthony Joshua është lënduar në sparring.
Promoteri i boksierit britanik ka zbuluar se nuk ka asgjë serioze dhe ai është i gatshëm që të boksoj. Ish-kampioni i peshave të rënda do të ripërballet me Andy Ruizin më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, ku do të tentojë t’i rikthejë të tre titujt e humbur, WBA, WBO dhe IBF. “Ai është më i fokusuar se herën e kaluar, ka zhvilluar një sparring të mirë”, ka thënë Hearn.
“Dallimi është se kësaj radhe sparring ka qenë i nivelit të lartë botëror, Ai ka pasur punë me djem super të talentuar – Andrew Tabiti, Tyrone Spong, Bryant Jennings, Dereck Chisora. Top sparring, që e ka vënë atë në presion”. “Ai nuk është lënduar, ka qenë i sëmurë, jo i lënduar. Ai është i gatshëm që të boksoj”, ka shtuar më tej promoteri i britanikut.
Joshua do të tentojë t’i hakmerret meksikano-amerikanit që i shkaktojë humbjen e parë në karrierë, por edhe t’i marrë tre titujt e kampionit të botë.
(Kosova Sot Online )