Presidenti i UEFA-s: VAR-i rrëmujë e madhe, por nuk ka kthim mbrapa

  • 04 December 2019 - 17:27
Presidenti i UEFA-s: VAR-i rrëmujë e madhe, por nuk ka kthim mbrapa

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk është adhurues i VAR-it, pasi e ka cilësuar atë si një rrëmujë që nuk mund të rregullohet.

VAR-i u soll në futboll për ta ulur numrin e vendimeve kundërthënëse të gjyqtarëve, por nuk është pritur mirë të shumë tifozët, sidomos në Premierligë këtë sezon.

Shefi i referimit në Premierligë, Mike Riley, ka konfirmuar se VAR-i i ka bërë nëntë gabime deri tani në ligë këtë sezon dhe tani ligjvënësit e futbollit të IFAB-së janë duke menduar për të bërë ndryshime në të.

I pyetur për VAR-in nga Daily Mirror, Ceferin tha: “Është një rrëmujë. Nuk mendoj se toleranca për një apo dy centimetra për pozitë jashtë loje është e mjaftueshme”.

“Nëse e keni hundën e gjatë, të kap pozita jashtë loje në ditët e sotme. Po ashtu, vijat vizatohen nga VAR-i. Pra është subjektive vizatimi i kritereve objektive”, shtoi ai.

“Do t’i propozoj ndryshime  IFAB-së dhe gjyqtarëve tanë”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)