“Messi mund ta lë Barçën pas disa vitesh, mund ta kërkojë një eksperiencë të re”

  • 06 December 2019 - 16:09
“Messi mund ta lë Barçën pas disa vitesh, mund ta kërkojë një eksperiencë të re”

Legjenda braziliane, Rivaldo beson se ylli argjentinas mund ta kërkojë një sfidë të re larg Camp Nout pas disa vitesh

Lionel Messi nuk do të pensionohet edhe disa vite nga futbolli.

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo beson se ylli argjentinas i ka përpara vetes edhe disa vite karrierë.

Ndërkohë, ish-futbollisti brazilian shprehet se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund ta kërkojë një sfidë të re larg Camp Nout në vitet e ardhshme.

“Nëse ai ndihet i rëndësishëm në klub dhe vazhdon të fitojë trofe, ai nuk do të largohet e as nuk do të pensionohet shpejt. Mirëpo, pas disa vitesh do të ndryshojë puna nëse fillon ta ndiejë se do ta ketë të vështirë të luftojë me lojtarët e rinj të ekipit”, ka thënë Rivaldo për Betfair.

Ndërkohë, drejtuesit e Barçës po shpresojnë që Messi të nënshkruajë kontratë të re.

Edhe vetë futbollisti argjentinas duket i interesuar për ta vazhduar karrierën në Camp Nou.

(Kosova Sot Online )