Bakayoko i Chelseat bëhet horë gjatë zëvendësimit, harron se bart tjetër numër në fanellë

  • 09 December 2019 - 19:47
Bakayoko i Chelseat bëhet horë gjatë zëvendësimit, harron se bart tjetër numër në fanellë

Bakayoko është njeriu i momentit në Francë

Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko, i huazuar te Monaco, është njeriu i momentit në Francë dhe në Evropë në përgjithësi.

Bakayoko ka harruar se më nuk e mban numrin 14 në fanellë – të cilin e kishte mbajtur nga viti 2014 deri më 2017, pikërisht te Monaco para se të transferohet te Chelsea.

Këtë fundjavë ai ka bërë një gafë, duke u nisur për t’u zëvendësuar edhe pse në gjyqtari në tabelën e tij e kishte ndezur numrin 14 (për të dalë nga loja), e jo numrin 6 – të cilin e mban aktualisht Bakaoyoko.

Ai e kishte harruar këtë dhe u desh të ia rikujtoi delegati i klubit, derisa më pas i bie në mend edhe vet ishit të Milanit, që nuk po gjen rehati në jetën futbollistike.

Dëshira e tij është që të bindë tani sërish te Monaco dhe të qëndrojë aty për të bërë atë që do më shumë, të luajë vazhdimisht futboll. 

(Kosova Sot Online)