Valverde nxit spekulimet duke e lavdëruar Lautaron e Interit

  • 10 December 2019 - 09:42
Valverde nxit spekulimet duke e lavdëruar Lautaron e Interit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se Lautaro Martinez është një futbollist i mrekullueshme, përderisa ylli i skuadrës së Interit po vazhdon të përflitet për një transferim te kampionia në fuqi e La Ligës.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, raportohet se është prioritet për Barcelonën, që ka qenë në kërkim të një zëvendësuesi për Luis Suarezin, që po shkon drejt fundit të karrierës, që një kohë.

Martinez i ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë këtu një gol të shënuar si mysafire kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve më 2 tetor.

Argjentinasi 22-vjeçar do të luajë kundër Barcelonës sërish të martën, kur Interi e pret gjiganten spanjolle për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kur y pyet për Martinezin në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, Valverde – Barcelona e së cilit tashmë është kualifikuar për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve – tha: “Ai ëhtë një lojtar i mrekullueshëm dhe po e kalon një sezon të mrekullueshëm. Është i shpejtë dhe i fuqishëm”.

“Ai e shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e parë në Camp Nou. E di që ai ndihet rehat me Romelu Lukakun, ata e kanë gjetur mekanizmin e duhur për ta ndihmuar Interin”.

“Ndërsa sa i përket ngjashmërive mes Lautaros dhe Luis Suarezit… ata janë pak ndryshe, por që të dy janë golashënues të lindur. Por, Interi ka shumë lojtarë të mirë – Lautaro, Lukaku, Milan Skriniar…”

(Kosova Sot Online )