Promovuesi Hearn tregon emrat e dy kundërshtarëve të radhës për Joshuan

  • 11 December 2019 - 08:41
Promovuesi Hearn tregon emrat e dy kundërshtarëve të radhës për Joshuan

Anthony Joshua ka vendosur të ndeshet me sfiduesin e detyrueshëm për titullin IBF, Kubrat Pulev, duke e lënë në pritje sfiduesin kryesor të WBO, Oleksandr Usyk, për më vonë gjatë vitit 2020.

Pasi i riktheu titujt në rimeçin ndaj Andy Ruiz në Arabinë Saudite, britaniku menjëherë është përballur me dy sfidues të detyrueshëm. Anthony Joshua ka vendosur të ndeshet me sfiduesin e detyrueshëm për titullin IBF, Kubrat Pulev, duke e lënë në pritje sfiduesin kryesor të WBO, Oleksandr Usyk, për më vonë gjatë vitit 2020.

Pasi i riktheu titujt në rimeçin ndaj Andy Ruiz në Arabinë Saudite, britaniku menjëherë është përballur me dy sfidues të detyrueshëm.Mirëpo, promovuesi Eddie Hearn ka bërë të ditur se ukrainasi duhet të presë deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, pasi që sfiduesi i detyrueshëm në kategorinë IBF (International Boxing Federation), Kubrat Pulev, do të do të jetë kundërshtari i ardhshëm i kampionit të unifikuar botëror në kategorinë e peshave të rënda. “Nuk ka dyshim se ai nuk dëshiron t’i lëshojë (titujt) brenda ringut apo jashtë ringut. IBF duket se është organizata ndaj të cilës kemi detyrim në fillim. Mirëpo duhet të flas me (presidentin e IBF) Daryl Peoples, duhet të flas me ‘Paco’ (kreun e WBO).

“Ai (Joshua) dëshiron të sigurohet që ta mbaj secilin rrip. Prandaj, pikërisht këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, ka deklaruar Hearn për ESPN.Promovuesi i njohur i boksit ka shtuar se Usyk mund të përballet me Derek Chisoran në muajin mars dhe pastaj mund të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Joshuas dhe Pulevit.

Kjo do të thotë se përballja potenciale me kampionin e pamposhtur të WBC-së, Deontay Wilder apo ish-kampionin e unifikuar, Tyson Fury, nuk do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online )