Kur është shorti i Ligës së Kampionëve dhe gjithçka që duhet të dini rreth tij

  • 12 December 2019 - 15:11
Kur është shorti i Ligës së Kampionëve dhe gjithçka që duhet të dini rreth tij

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do të mbahet javën e ardhshme, pas mbylljes së fazës grupore me ndeshjet e xhiros së fundit të martën dhe mërkurën.

Kur është shorti?

Shorti për 16 skuadrat më të mira mbahet të hënën më 16 dhjetor në Nyon, dhe do të nisë në orën 12:00, sipas kohës sonë lokale.

Kush është kualifikuar? (fituesit e grupeve me ngjyrë të errët)

Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Atletico Madrid, RB Leipzig, Manchester City, Atalanta, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Tottenham, Liverpool, Napoli, Valencia, Chelsea, Borussia Dortmund, Lyon.

Si funksionon shorti?

Do të ketë dy vazo – në njërin do të vendosen tetë fituesit e grupeve, ndërsa në tjetrin tetë ekipet e tjera që kanë përfunduar si të dytat në grupet e tyre përkatëse.

Shorti nuk lejon që një klub të përballet me një klub tjetër nga i njëjti grup në këtë fazë – e po ashtu as nga i njëjti vend, që nënkupton se klubet angleze nuk mund të përballen mes vete, as ato nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Fituesit e grupeve do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim, ndërsa atë të kthimit në shtëpi.

Datat kryesore të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

18/19 & 25/26 shkurt: 1/8 e finales – ndeshjet e para

10/11 & 17/18 mars: 1/8 e finales – ndeshjet e kthimit

7/8 prill: Çerekfinalet – ndeshjet e para

14/15 prill: Çerekfinalet – ndeshjet e kthimit

28/29 prill: Gjysmëfinalet – ndeshjet e para

5/6 maj: Gjysmëfinalet – ndeshjet e kthimit

30 maj: Finalja, Stamboll.

(Kosova Sot Online)