Cutrone drejt rikthimit në Serie A, e duan tri skuadra
Patrick Cutrone do të rikthehet në Serie A më shpejt se që kishte menduar.
Sulmuesi italian iu bashkua ekipit anglez Wolverhampton Wanderers në verë për 18 milionë euro nga Milani.Por aventura e tij në Angli nuk ka shkuar siç është më së miri pasi lojtari ka hasur në vështirësi të ambientohet me futbollin anglez.
21-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat, por pa mundur të gjej më shumë se tri herë rrjetën.
Kësisoj lojtari po mendon rikthimin në Serie A si huazim gjashtë mujor.
Calciomercato ka raportuar se tri skuadra elitare janë interesuar për shërbimet e ish-milanistit.
Fiorentina, Torino dhe Bologna janë skuadrat që duan huazimin e lojtarit deri në verë.
(Kosova Sot Online )