Cavani në radar të Atleticos

  • 16 December 2019 - 16:03
Cavani në radar të Atleticos

“Los Colchoneros” janë në kërkim të një sulmuesi të madh për sezonin e ardhshëm

Atletico Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm.

Dhe, mediat e huaja shkruajnë se “Los Colchoneros” e kanë veçuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, që t’i prijë sulmit në edicioni që vjen.

Sipas mediumit “Don Balon”, PSG-ja po planifikon ta shesë 33 vjeçarin gjatë janarit, për të mos e humbur pa para verën që vjen.

E gjithë kjo pasi Cavanit i skadon kontrata në fund të këtij sezonit.

Futbollisti uruguaian i ka realizuar dy gola në 8 ndeshje këtë sezon me ekipin parisien.

Ai ka mbetur nën hije të përforcimit të këtij sezoni, Mauro Icardi.

(Kosova Sot Online)