Gattuso – lojtarëve të Napolit: Do të ju hyj në kokë

  • 18 December 2019 - 12:04
Gattuso – lojtarëve të Napolit: Do të ju hyj në kokë

Trajneri Gennaro Gattuso i ka bërë thirrje Napolit t’i zgjidhë të gjitha problemet e tjera në klub, në mënyrë që të gjithë të përqendrohen te ndeshja kundër Sassuolos në fundjavë.

Napoli radhitet në pozitën e tetë në tabelën e Serisë A dhe trajneri i ri, Gennaro Gattusos, nuk e nisi karrierën e tij në San Paolo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që u mposht me rezultat 2:1 nga Parma në fundjavë.

Pjesa e parë e këtij sezoni kishte qenë e ngarkuar për italianët dhe kjo solli deri të shkarkimi i Carlo Ancelottit. Gattuso dëshiron që fillimisht të zgjidhen problemet mes lojtarëve dhe bordit, pa pasur ndikim te paraqitjet në fushën e lojës.

Gjatë fjalimit të tij në festën e Napolit për Krishtlindje, ish-legjenda e ish-trajneri i Milanit pretendoi se skuadra e tij i ka të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’i dhënë fund asaj ecurie negative.

“Lojtarëve të mi dua t’ua them vetëm një gjë. Kjo nuk është një periudhë e mirë, por ne duhet ta mbajmë kokën lart sepse i kemi të gjitha atributet që na duhen për t’u kthyer në vendin e duhur”, ka thënë Gattuso. 

“Ne e kemi kapacitetin për të dalë nga kjo situatë. Duhet t’i zgjidhim të gjitha problemet e tjera në klub. Shpresoj t’ju hyj në kokë së shpejti sepse ky është një vend që meriton shumëçka. Kjo fanellë është e rëndësishme dhe shumë prej juve keni shkruar kapituj të rëndësishëm këtu”.

“Ne duhet të dalim nga kjo situatë, unë besoj në secilin prej juve, ju jeni të fuqishëm dhe nëse unë jam këtu, nuk jam për shkak të parave. Mendoj se stafi im dhe unë e kemi dëshmuar se do të përmirësohemi, kështu që ejani ta mposhtin Sassuolon të dielën”.

(Kosova Sot Online)