Skuadra më e mirë e Liverpoolit në dekadën e fundit

  • 25 December 2019 - 17:45
Skuadra më e mirë e Liverpoolit në dekadën e fundit

10 vite gati kaluan dhe nëse ka pasur një skuadër sukses në dekadën e saj të fundit atëherë padyshim që është skuadra e Liverpool që ka pasur ngritjen më të madhe jo vetëm në Premier Ligë por edhe në Europë

E për median e njohur angleze, SkySports ka porositur njërin prej analistëve të saj por edhe lojtarëve të Liverpool, Jamie Carragher për ta zgjedhur formacionin e dekadës.  

Carragher ka bërë një sistem edhe më ofensivë se ky i tanishmi i Liverpool, nga 4-3-3 në 4-2-4 në mënyrë që në sulm ta fut edhe Luis Suarez.

Në portë

Alisson Becker është për momentin portieri më i mirë në botë dhe natyrisht portieri më i mirë në dekadën e fundit që ka pasur Liverpool. Ai mund të krahasohet me portierët më të mirë që ka pas Premier Liga si me:  Peter Schmeichel, Edwin van der Sar, Petr Cech…Prej që ai ka ardhur në Liverpool, është njeri prej top portierëve më të mirë në botë.

Në mbrojtje…

Pa menduar shumë, Trent Alexander Arnold është më i miri në anën e djathtë të mbrojtjes, një pozitë që Liverpool kishte vuajtur vazhdimisht deri kur u paraqit Trent. Në qendër të mbrojtjes Virgil van Dijk, emri kryesor që tashmë veç e dimë të gjithë. Partner i Van Dijk vazhdimisht ka qenë Dejan Lovren dhe Joel Matip.

Lovren ka pasur paraqitje të mira por shpesh ka ditur të bije nga loja, kurse Matip nuk ka pasur ndeshje të këqija me fanellën e Liverpol. Në fund të sezonit të kaluar, sidomos në finale të Ligës së Kampionëve, Matip kishte lënë nën hije disa herë edhe Van Dijk.

Për mbrojtës të majtë, njëjtë si në anën e djathtë, nuk kishte më të mirë se Andy Robertson, as afër tij.

Në mesfushë…

As këtu nuk ka shumë debat dhe është Steven Gerrard. Pyetja kryesore është se kush është partner i tij?

Duhet të jetë Jordan Henderson. Ai është në Liverpool për gati një dekadë, ai ka fituar trofe edhe nën urdhrat e Brendan Rodger, i jep energji dhe motivim të madh skuadrës, tregon lidership dhe është fantastik në zhveshtore. Ai është edhe fitues i Ligës së Kampionëve dhe mund të jetë edhe fitues i Premier Ligës këtë sezon.

Në sulm…

Sulmi i Liverpool flet me vetvete. Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane janë shumë përpara të gjithë sulmuesve që Liverpool ka pasur 10 vitet e fundit, me përjashtim të Luis Suares i cili i prin sulmit duke bërë që te kemi vetëm dy të nominuar në mesfushë. 


(Kosova Sot Online)