FC Bayern Munich, blindon talentin e ri të skuadrës

  • 27 December 2019 - 21:04
FC Bayern Munich, blindon talentin e ri të skuadrës

Bayern Munich ia ka zgjatur talentit të saj, Adrian Fein (20), nga 2021 deri më 30 qershor 2023

Përfaqësuesi i Kombëtares gjermane U21 i cili është ftuar shumicën e herave nga Jahn Regensburg, do të vazhdojë të luajë për Hamburger SV në Bundesligë deri në fund të sezonit.

“Adrian ka luajtur dhe ka pasur shumë minuta në Bundesliga 2 për një vit e gjysmë ku ka bërë një përparim të madh. Ne jemi të bindur në potencialin e tij dhe për këtë arsye kemi nënshkruar kontratë afatgjatë me të”, ka thënë drejtori sportiv i FC Bayern, Hasan Salihamidzic.

“Kam lindur në Munich dhe kam kaluar tërë rininë time në FC Bayern. Jam i lumtur që tani e pata shansen që ta zgjas kontratën time. Koha në Hamburg me ka pjekur si lojtar. Unë tani kam më shumë minuta dhe jam zhvilluar shumë më shumë me këtë skuadër”, ka thënë Fein.

(Kosova Sot Online)