Joshua – Ruiz, dy betejat e vitit në boks

  • 31 December 2019 - 18:07
Joshua – Ruiz, dy betejat e vitit në boks

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz u shpallën kampionë të botës pasi e mposhtën njëri-tjetrin nga një herë në vitin 2019.

Viti 2019 ka qenë mjaft emocionues në botën e boksit. Anthony Joshua dhe Andy Ruiz i kanë zhvilluar dy meçet kryesore të vitit, të cilat i fituan secili nga një.

Fillimisht, boksieri meksikano-amerikan e befasoi botën pasi e shkatërroi boksierin britanik për t’i fituar titujt kryesorë të boksit profesionist, IBF, WBA e WBO.

Boksieri anglez përfundoi dy herë në dysheme në rundin e tretë, ndërsa më pas u rrëzua edhe dy herë në rundin e shtatë, në meçin e zhvilluar në “Madison Square Garden” të Neë Yorkut.

Ruiz me këtë rast u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që shpallet kampion bote.

Mirëpo, Joshua u rikthye furishëm për ta fituar rimeçin e zhvilluar në muajin dhjetor në Doha të Katarit.

Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas një meçi të cilin e menaxhoi mjaft mirë, për t’i rikthyer titujt e kampionit botëror.

Tash, të gjithë tifozët e boksit e presin përballjen e tretë në mes të Joshuas me Ruizin.

Kjo mund të ndodhë gjatë këtij viti pasi të dy boksierët duken të gatshëm për “finalen e madhe”, e sigurisht edhe për disa dhjetëra miliona dollarë.

(Kosova Sot Online)