Wanda: Më quajtën të çmendur, por vendimet e mia për Icardin ishin të drejta

  • 02 January 2020 - 14:35
Wanda: Më quajtën të çmendur, por vendimet e mia për Icardin ishin të drejta

Wanda Nara sulmon kritikët dhe dhe merr meritat për sukseset e fundit të klientit dhe njëkohësisht bashkëshortit të saj, Mauro Icardi, protagonist absolut në këtë fillim sezoni në radhët e PSG-së me 14 gola në 17 ndeshje mes Ligue 1 dhe Championsit.

“Ndonjëherë më kanë marrë për të çmendur, dikush madje ka thënë se kam shkatërruar karrierën e Mauros, por vendimet e mia, edhe ato që nuk janë pëlqyer, në fund më kanë dhënë të drejtë.”

Wanda, që shumë shpejt do të nisë një përvojë të re si opinioiste e “Grande Fratello Vip” u shpreh me kranari që ka ditur të vendosë për fatin e saj: 

“Unë kështu jam gatuar. Të gjithë besojnë se unë jam me Mauron për paratë e tij, por unë isha e famshme dhe e pasur edhe para se të njiheshim. Isha e pasur, sepse kam luftuar për të qenë e tillë.”

Ndërsa për marrëdhëniet që ka me bashkëshortin, u shpreh:

“Jam ajo vazja me valixhet gati. Kur u nis për në Paris, ishte e enjte. Kaluam fundjavën bashkë dhe të hënën u zgjova në Milano dhe pashë që isha vetëm me 5 fëmijë. Nuk ishte aspak e lehtë.”

(Kosova Sot Online)