Legjenda e Chelseat, Nevin: Mund ta kisha vrarë Roman Abramovichin

  • 07 January 2020 - 08:43
Legjenda e Chelseat, Nevin: Mund ta kisha vrarë Roman Abramovichin

Pat Nevin ka zbuluar se ishte shumë afër që ta vriste pronarin e klubit të Chelseat, Roman Abramovich kur ishte në pushime në Skoci.

Legjenda e skuadrës londineze kishte shkuar në pushime në vendin e tij, më saktësisht në ishullin Arran, por aty kishte një moment të hidhur.Nevin ka rrëfyer se Abramovich ishte duke lëvizur me biçikletë dhe në një kënd të vdekur të rrugës ajo nuk e kishte parë atë dhe ishte shumë afër që ta godiste.

“Para tri vitesh, isha në pushim në Arran dhe po lëvizja përreth ishullit”, ka thënë ai në një intervistë për BBC Radio Scotland.

“Sa herë që shkoi atje për pushime, ju duhet të lëvizni në të gjithë ishullin. Në një kënd të rrugës, para se të shkoi në Lochrana, isha shumë afër ta godisja një person që po lëvizte me biçikletë”.

“Në momentet e fundit arrita disi të largohem, pasi mund ta vrisja atë. Ishte Roman Abramovich. Ai edhe sot nuk e di se isha unë”, ka shtuar më tej Nevin.

Skocezi kishte luajtur për Chelsean nga viti 1983 deri më 1988, atëherë kur manjati rus nuk ishte pronar i klubit.

(Kosova Sot Online )