Grezda, pasi dështoi në Rangers: Nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam

  • 07 January 2020 - 13:47
Grezda, pasi dështoi në Rangers: Nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam

Vetëm rreth 24 orë pasi u bë i ditur largimi i tij nga Rangers, sulmuesi shqiptar Eros Grezda e ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

Eros Grezda ishte transferuar për dy milionë funte nga Osijeku në Rangers në gusht të vitit 2018, mirëpo nuk arriti të ketë ndonjë lloj ndikimi te klubi skocez në sezonin e tij të parë.

Madje, atij i ishte bërë e ditur se nuk kishte të ardhme në klub, pasi e kishte pështyrë një kundërshtar gjatë në një ndeshjeje të Rangers në Caramel Wafer Challange Cup.

Rangers kishin tentuar ta largonin shqiptarin 24-vjeçar nga skuadra gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo dështuan në këtë tentim përkundër interesimit nga disa klube të Katarit.

Megjithatë, pas 18 muajve zhgënjyese në Skoci ai tashmë ai do të kthehet në Kroaci me Osijekun

“Nganjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë ne, por gjëja e rëndësishme është të mos dorëzohemi kurrë për ëndrrat tona!!! Ia uroj më të mirat bashkëlojtarëve dhe klubit”, shkroi Grezda në Instagram.

Mediumi britanik, The Sun, raporton se Rangers e  kanë një klauzolë në kontratën e tij që ua mundëson atyre ta fitojë një përqindje të cilitdo transferim të Grezdës në të ardhmen. 

(Kosova Sot Online)