Arda Turan largohet nga Istanbul Basaksehir, por nuk kthehet në Barcelonë

  • 07 January 2020 - 18:36
Arda Turan largohet nga Istanbul Basaksehir, por nuk kthehet në Barcelonë

Befasia e parë e Barcelonës për afatin e janarit është se pas shtatë ditë ata do të përballen me arritjen e Arda Turan, pasi që Istanbull Basaksehir ka vendosur ta ndërpres huazimin e tij, i cili skadonte në verë.

Megjithatë ai nuk do të kthehet në Blaugrana.

Klubi turk ka theksuar se mesfushori ka kërkuar largimin e tij të përhershëm nga skuadra e tij, një dëshirë që presidenti i klubit pajtohet me Basaksehir që e ka lejuar atë të largohet.

Turan ende ka gjashtë muaj të kontratës së tij me Barcelonën por ai mëson që koha e tij në këtë skuadër ka marrë fund dhe nuk do të kthehet fare në Spanjë.

Ish lojtari i Atletico Madridit, tani do të kërkojë një destinacion të ri përderisa Barcelona po ashtu nuk e dëshiron rikthimin e tij, ku insiston se ata janë pajtuar që ai të jetë i huazuar deri në fund të sezonit.

Në total, Turan ka bërë 12 paraqitje për klubin me bazë në Stamboll këtë sezon.

Problemet ligjore

Në Turqi, Arda ka pasur probleme edhe me ligjin, është përfshirë në një rrahje me një këngëtare dhe kishte revole në spital. Turan ishte dënuar me burg por më vonë ishte suspenduar dënimi, i cili thoshte se ai duhet të mbetet në Turqi dhe nuk duhet kryer asnjë krim për pesë vitet e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)