Schalke e kërkon Todibon

  • 08 January 2020 - 22:45
Schalke e kërkon Todibon

Schalke raportohet se janë afër për ta marrë në huazim Jean-Clair Todibo nga Barcelona

Francezi është lidhur me një kalim në AC Milan, por tani duket se të ardhmen e tij do ta kërkojë fillimisht në Gjermani.

Sipas Bild, drejtori sportiv i Schalkes, Jochen Schneider e ka lënë kampin stërvitor në Murcia për të shkuar në Barcelonë për të filluar negociatat me Todibon personalisht.

Bisedat e para thonë se bëhet fjalë për një huazim deri në fund të sezonit, edhe pse detalet e marrëveshjes mbesin të panjohura.

Barcelona nuk dëshiron që t’ia jep mundësinë Schalkes për ta blerë në fund të huazimit, sepse e dëshiron atë përsëri në Camp Nou në verë dhe ndoshta edhe mund ta shet për një çmim më të lartë.

Lojtari për momentin është në Arabi Saudite ku po qëndron me Barcelonën për Superkupën e Spanjës. 

(Kosova Sot Online)