Pep Guardiola insiston për Eriksenin

  • 09 January 2020 - 23:27
Pep Guardiola insiston për Eriksenin

Christian Eriksen është një nga futbollistët më të kërkuar në këtë merkato, për faktin se në verë (nëse nuk do të transferohet në janar) do të jetë lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Tottenhamin.

Janë të shumta klubet që e duan mesfushorin danez, nga Premier League, Seria A dhe La Liga.

Orët e fundit, listës së pretendentëve i është shtuar edhe një emër shumë i rëndësishëm i futbollit anglez. Bëhet fjalë për Manchester City-n e Pep Guardiolës, që ka hedhur sytë nga 27-vjeçari.

Citizens e konsiderojnë Eriksenin pasuesin ideal të David Silvas, të cilit në qershor i përfundon kontrata me kampionët në fuqi të Anglisë.

Eriksen është pjesë e Tottenham që nga viti 2013.

Ai ka bërë 300 paraqitje, ka shënuar 69 gola.


(Kosova Sot Online)