De Biasi: Pavarësisht gjithçkaje, fitues do isha unë

  • 10 January 2020 - 21:22
De Biasi: Pavarësisht gjithçkaje, fitues do isha unë

Shqipëria e yjeve u mposht nga disa prej lojtarëve më të dalluar të Italisë, teksa këta të fundit dolën fitimtarë në fund, pas gjuajtjes së penalltive, me ndeshjen që u mbyll 1-1.

Trajneri i Italisë në këtë ndeshje ishte Gianni De Biasi, i cili më parë ka drejtuar edhe Kombëtaren tonë, me të cilët kanë arritur suksese të mëdha, për kuqezinjtë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ky De Biasi ka dhënë edhe një intervistë për “Supersport”, ku u shpreh: “Sot ishte shumë e vështirë për mua. Nëse fitonte Shqipëria, unë dilja fitues, e njëjta gjë ndodhte nëse fitonte Italia”.

“Atë që nuk e bëra me Italinë e vërtetë, ia arrita ta bëja tani. Do ishte diçka shumë e bukur të drejtoja Shqipërinë me këta lojtarët e sotëm, por edhe tani kanë shumë kualitete shumë të mëdha.”, tha De Biasi.

(Kosova Sot Online)