Bale tejkalon brazilianin Ronaldo në listën e golashënuesve të Real Madridit

  • 23 January 2020 - 22:30
Bale tejkalon brazilianin Ronaldo në listën e golashënuesve të Real Madridit

Gareth Bale tashmë ka kaluar legjendën braziliane, Ronaldo, për gola të shënuar me fanellën e Real Madridit.

Bale ka qenë njëri nga lojtarët vendimtar të Real Madridit në triumfin e trefishtë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, 30-vjeçari nga Uellsi ka rënë në hierarkinë e klubit mbretëror në këto dy sezonet e fundit.

Ai këtë sezon ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar vetëm dy gola dhe dy asistime. 

Por, me golin e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Unionistas, Bale ka arritur një rekord të madh.

Bale ka arritur në shifrën e 106 golave me fanellën e Los Blancos, duke lënë pas vetes legjendën braziliane, Ronaldon.

Ronaldo kishte 104 gola dhe 34 asistime në 177 ndeshje me Realin, ndërsa Bale i arriti 105 gola dhe 67 asistime në 246 ndeshje.

Përveç kësaj, në golin e ardhshëm me fanellën e Realit, Bale do të barazonte Zinedine Zidanen (49 gola) dhe Luis Figon (57 gola) së bashku.

(Kosova Sot Online)