Paqueta drejt PSG-së

  • 24 January 2020 - 17:13
Paqueta drejt PSG-së

Mesfushori brazilian pritet të largohet nga Milani gjatë këtij muaji dhe të transferohet në Paris Saint-Germain

Lucas Paqueta dëshiron të largohet nga Milani.

Mesfushori brazilian ka kërkuar të mos ftohet fare me ekipin për ndeshjen e së premtes ndaj Brescias.

Me këtë rast, mediat italiane janë të bindura se përfaqësuesi brazilian do të largohet nga Italia në ditët e fundit të janarit.

Futbollisti dëshiron t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardo.

“Rossoneri” nuk e shohin të mjaftueshme ofertën prej 20 milionë eurosh nga francezët dhe kërkojnë 10 milionë më shumë.

Opsioni më i mirë për të gjitha palët duket të jetë një shkëmbim të Paquetas me një lojtar të klubit francez, përfshirë këtu Paredes, Herrera apo Draxler. 


(Kosova Sot Online)