Tragjike: Vdes futbollisti 25-vjeçar

  • 26 janar 2020 - 10:03
Tragjike: Vdes futbollisti 25-vjeçar

Një futbollist 25-vjeçar ka vdekur në spital, si pasojë e plagëve të rënda pas një sulmi ndaj tij të shtunën në Nottinghamshire.

Jordan Sinnott, i cili luante për Matlock Town në një ligë jo plotësisht profesioniste, u gjet pandjenja dhe me kafkë të kthyer pas një sulmi në Nottinghamshire të Anglisë të shtunën në mëngjes.

Në një komunikatë për media, shefi ekzekutiv i klubit Keith Brown tha se mesfushori 25-vjeçar vdiq të shtunën para orës 19:00.

“Familja dhe miqtë u gjenden pranë tij në spital në momentin e vdekjes dhe ne u shprehim ngushëllime të sinqerta atyre në këtë kohë vërtet pikëlluese”, tha Brown.

Policia angleze e ka nisur një hetim për vrasje për rastin e vdekjes së 25-vjeçarit, duke e arrestuar një person deri tani.

Një 27-vjeçar është duke u mbajtur në paraburgim nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

(Kosova Sot Online)