Emre Can, s’e ka të sigurt kalimin te Dortmundi

  • 31 January 2020 - 16:24
Emre Can, s’e ka të sigurt kalimin te Dortmundi

Emre Can është duke pritur që Borussia Dortmund ta rrit ofertën e tyre, por nëse ata nuk e arrin shumën e kërkuar 30 milionë euro, Juventusi do ta mbaj mesfushorin

Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, negociatat janë duke vazhduar për gjermanin.

Kicker vazhdon të thotë se marrëveshja është arritur për ta huazuar atë me obligim blerjen në fund të sezoni për 23 milionë euro, por kjo shumë nuk e bind Juventusin.

Koha po ecën, derisa afati i transferëve përfundon sonte. 

Juventusi do ta largojë Can vetëm për 30 milionë euro, derisa oferta e fundit ishte 22 milionë euro dhe bonuset.

Është një shumë e madhe që të merren vesh sonte, pa kujtuar këtu testet mjekësore.

Dortmundi ka raportuar që tashmë është arritur marrëveshja personale me ish lojtarin e Liverpoolit, një kontratë katër vjeçare me 10 milionë euro pagë për sezon.

(Kosova Sot Online)