Fernandes ia liron Pogbas rrugën e largimit nga Man Utd

  • 31 January 2020 - 18:44
Fernandes ia liron Pogbas rrugën e largimit nga Man Utd

“Djajtë e Kuq” e shohin mesfushorin portugez si zëvendësues ideal të Paul Pogbas në largim.

Manchester Unitedi e transferoi së fundmi mesfushorin Bruno Fernandes.

“Djajtë e Kuq” i paguan 55 milionë euro për futbollistin e Sporting Lisbonës.

Dhe, transferimi i 25 vjeçarit në “Old Trafford” mund t’ia lirojë rrugën e largimit, Paul Pogbas.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”. 

Ylli francez pritet të largohet nga gjiganti britanik gjatë verës që vjen.

United i kërkon afro 120 milionë euro për kampionin e botës me Francën.

“Djajtë e Kuq” konsiderojnë se Fernandes do të bëjë që të mbulohet mungesa e ish-futbollistit të Juventusit, i cili mund të përfundojë në Real Madrid.

Pogba ishte pranë largimit nga Anglia edhe gjatë verës së kaluar, por në fund nuk arriti një ofertë bindëse për kartonin e tij.

(Kosova Sot Online)