Zyrtare: Alexis Saelemaekers lojtar i AC Milan

  • 31 January 2020 - 21:33
Zyrtare: Alexis Saelemaekers lojtar i AC Milan

AC Milan ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor të Belgjikës Alexis Saelemaekers nga RSC Anderlecht në huazim deri në fund të sezonit 2019/20, me opsion blerjen

Saelemaekers ka lindur më 27 qershor 1999, ku ka filluar karrierën e tij në akademinë e RSC Anderlecht para se të bëj debutimin e tij me skuadrën e parë më 16 shkurt të vitit 2018 kundër Sint-Truidense VV. 

Ai ka shënuar dy gola në 57 paraqitje. Më 2018, Alexis ishte ftuar edhe për skuadrën U21 të Belgjikës ku kishte debutuar më 7 shtator në kampionatin e grupmoshave U-21 kundër Maltës.

Alexis do ti bashkohet skuadrës së Milan nesër por para mediave do të prezantohet të martën, më 4 shkurt.

(Kosova Sot Online)