Si dështoi Milani në transferimin e Robinson në ditën e fundit të afatit dimëror

  • 31 January 2020 - 22:05
Si dështoi Milani në transferimin e Robinson në ditën e fundit të afatit dimëror

Mbrojtësi nuk do të transferohet në San Siro pasi që kuqezinjtë nuk arritën që t’i përfundojnë me kohë testet mjekësore të lojtarit të premten.

Milan arrit që të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Antonee Robinson nga Wigan Athletic por transferi dështoi të premten. Këtë e konfirmoi klubi nga Championshipi.

Gjiganti i Serie A e lejoi largimin e Rocardo Rodriguezit nga PSV në fillim të javës dhe ishin duke kërkuar zëvendësim dhe ishte pikërisht amerikani Robinson që përmbushte kërkesat e tyre.

22 vjeçari, i cili ju bashkua Ëiganit nga Evertoni korrikun e kaluar kishte një huazim të suksesshëm dhe u pa si një zëvendësues për Theo Hernandezit.

Tani Milan ka rithirrur nga huazimi në Torino Diego Laxaltin.

Ëigan lëshoi një deklaratë të premten që Robinson do të kthehet në skuadër pasi që nuk arriti ta kompletonte transferimin e tij. 

“Mbrojtësi i Wigan Athleticut, Antonee Robinson do të mbetet në DW Stadium pasi që kalimi i tij në AC Milan nuk mund të kompletohet”, thuhet në deklaratën e Laticsave.

“Robinson (22), udhëtoj në Milan këtë mëngjes pasi që dy klubet ishin pajtuar për një transfer permanent të enjten në mbrëmje”.

“Amerikani ju nënshtrua testeve mjekësore me AC Milan, por autoritetet italiane kërkuan teste të tjera, që duheshin edhe 72 orë”.

“Kështu që marrëveshja nuk mund të formalizohet për shkak se afati i transferëve në Itali ka përfunduar në orën 20:00 të premte (sonte)”.

(Kosova Sot Online)