Valon Berisha, titullar në ndeshjen e tij të parë në Bundesligë

  • 01 February 2020 - 14:28
Valon Berisha, titullar në ndeshjen e tij të parë në Bundesligë

Valon Berisha e ka nisur karrierën në Bundesligë me Fortuna Dusseldorfin me një lajm të mirë: Ai do të jetë titullar në ndeshjen e tij të parë që kur e siguroi huazimin nga Lazio.

Mesfushori kosovar i bëri vetëm tetë paraqitje për Lazion këtë sezon, për këtë arsye e kërkoi transferimin te Dusseldorfi në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për ta dëshmuar veten.

Pikërisht një mundësi e tillë i është dhënë kosovarit sot në Bundesligë, pasi që ai do të jetë titullar në ndeshjen kundër Eintracht Frankurtit.

26-vjeçari do të qëndrojë i huazuar në Esprit Arena deri në fund të këtij sezoni, por klubi gjerman ka opsionin për ta blerë përfundimisht kosovarin. Berisha është zotuar se do t’i ndihmojë Dusseldorfit ta arrijë synimin e madh për të mbijetuar në Bundesligë.

“Nga dita ime e parë, do të bëj gjithçka që mundem për t’i ndihmuar ekipit ta arrijë synimin e madh për të qëndruar në ligë”, ka thënë Berisha.

(Kosova Sot Online)