Milani mbetet pa yje kundër Veronës

  • 01 February 2020 - 20:01
Milani mbetet pa yje kundër Veronës

Milan do të luaj pa Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, Rade Krunic dhe Ismael Bennacer për takimin e tyre me Hellas Veronan

Trajneri Stefano Piolo ka treguar gjatë konferencën për shtyp që Ibrahimovic dhe Kjaer janë të sëmuar me grip dhe do të mungojnë për disa ditë.

Asnjëri prej tyre nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen me Veronan, derisa Krunic ka një problem muskulor dhe Bennacer është suspenduar.

Lucas Biglia dhe Leo Duarte po ashtu janë të lënduar, kështu që Alexis Saelemaekers është ftuar për herë të parë bashkë me Daniel Maldini.

Skuadra e Milanit për përballjen kundër Veronës: Begovic, A Donnarumma, G Donnarumma; Calabria, Conti, Gabbia, Hernández, Laxalt, Musacchio, Romagnoli; Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Paquetà, Saelemaekers; Castillejo, Leao, Rebic, Maldini.

(Kosova Sot Online)