Përsëri zënkë mes Mbappe dhe Tuchel, francezit s’i pëlqeu që u zëvendësua

  • 02 February 2020 - 13:43
Përsëri zënkë mes Mbappe dhe Tuchel, francezit s’i pëlqeu që u zëvendësua

Për herë të tretë këtë sezon, trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, është zënë me fjalë me yllin e skuadrës, Kylian Mbappe.

Tani që Neymari është nën kontroll dhe i përkushtuar ndaj klubit deri në përfundim të sezonit, është lojtari tjetër kyç i skuadrës që ka shkaktuar polemika.

Para kamerave, Tuchel dhe Mbappe u kapen me fjalë në vijën anësore derisa PSG-ja po fitonte 5:0 ndaj Montpellier.

Mbappe e shënoi golin e katërt dhe u zëvendësua në minutën e 69-të, për t’i lënë vend Mauro Icardit. Por kjo e zemëroi francezin, i cili nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimit të trajnerit.

Kjo nuk është hera e parë që Tuchel dhe Mbappe zihen me fjalë, sepse kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë ndaj Montpellier dhe ndaj Nantes në dhjetor.

Të shtunën, Tuchel e kapi Mbappen për krahu dhe e skajoi për t’ia shpjeguar vendimin, me francezin që nuk qetësohej assesi.

 

“Unë jam trajneri, jo Mbappe”, tha Tuchel pas ndeshjes, duke shpjeguar se Mbappe ishte i zemëruar se e kishte shënuar vetëm një gol.

(Kosova Sot Online)