Interi publikon listën e të ftuarve në Europa Ligë

  • 03 February 2020 - 19:01
Interi publikon listën e të ftuarve në Europa Ligë

Interi ka përfshirë në listë, Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young për ndeshjet e Europa Ligë, derisa jashtë listës se Kwadwo Asamoah

Nerazzurri do të marrin pjesë për herë të dytë në garën e dytë të UEFA pasi që në ditën e fundit u mposhtën nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka treguar skuadrën e tyre për Europa Ligë, e cila fillon më 20 shkurt kundër Ludogrets.

Mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah ka mbetur jashtë për shkak të fitnesit të tij.

Ish lojtari i Juventusit është asbhtu që nga fillimi i nëntorit dhe ka munguar në 14 ndeshjet e fundit të Interit.

Transferimet e reja, Eriksen, Moses dhe Young janë përfshirë në skuadrën e Antonio Contes. 

Të ftuarit:

1 Samir Handanovic

2 Diego Godin

5 Roberto Gagliardini

6 Stefan de Vrij

7 Alexis Sanchez

8 Matias Vecino

9 Romelu Lukaku

10 Lautaro Martinez

11 Victor Moses

12 Stefano Sensi

13 Andrea Ranocchia

15 Ashley Young

20 Borja Valero

23 Nicolò Barellaë

24 Christian Eriksen

27 Daniele Padelli

33 Danilo D’Ambrosio

34 Cristiano Biraghi

37 Milan Skriniar

77 Marcelo Brozovic

87 Antonio Candreva

95 Alessandro Bastoni.

(Kosova Sot Online)