Interi e do Kurzawan

  • 06 February 2020 - 19:31
Interi e do Kurzawan

“Nerazzurri” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ia kanë vënë syrin përfaqësuesit francez të Paris Saint-Germainit

Interi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ardhshëm.

“Nerazzurri” me këtë rast ia kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Paris Saint Germainit, Layvin Kurzawa.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian, Tuttosport.

Përfaqësuesi francez po e kalon vitin e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga Parisi gjatë verës që vjen.

Ai ka përfunduar shpesh në bankinë në “Parkun e Princave”, ndërsa tek Zikaltrit mund të ketë më shumë hapësira.

Trajneri Antonio Conte ua ka kërkuar tashmë futbollistin drejtuesve të klubit italian.

(Kosova Sot Online)