Boga zbulon dy ëndrrat e mëdha e mëdha në karrierë

  • 12 February 2020 - 08:43
Boga zbulon dy ëndrrat e mëdha e mëdha në karrierë

Ylli i Sassuolo, Jeremie Boga ka zbuluar se ëndërron të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij.

Ish-lojtari i Chelseat ka impresionuar në Serie A këtë sezon dhe ka fituar dashurinë e tifozëve të Sassuolos me aftësitë e tij në stadiumin MAPEI. Por, 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, me një të kaluar si huazim në Stade Rennais, Granada dhe Birmingham, ka zbuluar se ai ka disa ëndrra të mëdha për karrierën e tij. “Ëndrrat e mia janë të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Boga për faqen zyrtare të klubit.

“Në katër vitet e kaluara, unë kam luajtur në këto vende të mëdha. Por, mendoj se Serie A dhe La Liga i kanë vlerësuar më shumë cilësitë e mia”.

“Unë jam i shpejtë dhe një lojtar teknik”.“Ndoshta formacioni 4-3-3 i përshtatet më mirë stilit tim, por unë gjithashtu mund të luaj në 4-4-2 dhe 4-2-3-1”, përfundoi sulmuesi anësor. Ndryshe, Boga ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje të Serie A për ekipin e tij këtë sezon dhe mund t’i shtojë ato kur Sassuolo të presë Parma këtë fundjavë.

(Kosova Sot Online )