Konfirmohet mungesa e Neymarit në ndeshjen e sotshme të PSG-së

  • 12 February 2020 - 14:24
Konfirmohet mungesa e Neymarit në ndeshjen e sotshme të PSG-së

Neymari mungon në listën e skuadrës së zgjedhur nga trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, për ndeshjen e sotshme kundër Dijonit në Kupën e Francës, pasi që braziliani është duke u rikuperuar nga një lëndim i brinjëve.

Trajneri Thomas Tuchel nuk do ta ketë ndihmën e Neymarit për ndeshjen e Paris Saint-Germainit që zhvillohet sot në orën 18:30 kundër Dijonit, në kuadër të Kupës së Francës.

Ky konfirmim erdhi mëngjesin e ndeshjes çerekfinale, pasi që PSG-ja e konfirmoi atëherë listën e lojtarëve të ftuar. Neymari mbeti në Paris, pasi që trajneri Tuchel nuk dëshiron ta rrezikojë ndonjë lëndim të mëtutjeshëm të tij.

“Neymari është i lënduar, ne duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm me të”, ka thënë Tuchel, në konferencën e fundit për shtyp.

Neymari ka munguar në fitoren me rezultat 2:1 kundër Paris Saint-Germainit dhe në fitoren 4:2 kundër Lyonit, pasi që ai pësoi lëndim në ndeshjen 1 shkurtit kundër Montpellier.

Ai u kthye në stërvitje me skuadrën të premten e kaluar, mirëpo PSG-ja nuk dëshiron ta rrezikojë atë, pasi që duan ta kenë në dispozicion 100 për qind për ndeshjen e mesjavës së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit.

(Kosova Sot Online)