Liga e Kampionëve vjen sot me dy ndeshje tjera interesante

  • 19 February 2020 - 09:00
Liga e Kampionëve vjen sot me dy ndeshje tjera interesante

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje tjera të Ligës së Kampionëve në kuadër të 1/16-tës.

E marta na dhuroi dy takime interesante, ku në të parin ishte Atletico Madridi që mposhti Liverpoolin 1-0, ndërsa Borussia Dortmundi triumfoi 2-1 ndaj Paris Saint-Germain. Megjithatë, edhe e mërkura pritet të sjell dy ndeshje interesante, edhe pse jo me skuadra të nivelit të së martës.

Finalisti i sezonit të kaluar, Tottenham Hotspurs e pret në White Hart Lane ekipin e papërshtatshëm gjerman, RB Leipzig.

Ndeshja tjetër zhvillohet në mes të ekipit simpatik italian, Atalanta, e cila luan si vendas ndaj Valencias.

Të dy ndeshjet zhvillohet nga ora 21:00, ndërsa takimet kthyese janë paraparë të zhvillohet më 10 mars.

(Kosova Sot Online )