Lampard e merr futbollistin shqiptar në stërvitjet e Chelseat

  • 20 February 2020 - 12:14
Lampard e merr futbollistin shqiptar në stërvitjet e Chelseat

Një futbollist shqiptarë tashmë është bërë shpresë e së ardhmes së Chelseat. Gjiganti anglez tashmë ka nënshkruar kontratë profesionale me Armando Brojën, i cili po kalon nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë qe një kohë të gjatë te të rinjtë e Chelseat.

Shumë shpesh sulmuesi kuq e zi ka qenë edhe protagonist me golat e tij.

Forma e tij e mrekullueshme  e ka shtyrë Chelsean të nënshkruaj kontratë profesionale dhe menjëherë pas kësaj Broja është ftuar nga Frank Lampard për të stërvitur me ekipin e parë të Chelseat.

Kjo do të thotë se klubi i madh anglez ka plane afatgjate te lojtari shqiptar.

Image

(Kosova Sot Online)