Ancelotti thjesht nuk i beson syve, mbetet gojëhapur
Arsenali e ka nisur furishëm pjesën e dytë, duke i shënuar Evertonit gol menjëherë në minutën e parë, ashtu si mysafirët në fillim të ndeshjes.
Pas 4 golave që u shënuan në pjesën e parë, me të filluar pjesa e dytë, ka ardhur edhe një tjetër.
Ishin vendasit që sërish rikthyen epërsinë dhe ishte sërish Aubameyang ai që realizoi.
Sulmuesi shënoi për 3-2 në minutën e 46’, ende pa startuar mirë pjesa e dytë.
Natyrisht, kjo nuk i pëlqeu aspak Carlo Ancelottit dhe për disa sekonda, ai vetëm qëndroi gojëhapur, u shtang me atë që ndodhi.
(Kosova Sot Online)